Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson fuqishëm para opozitës në shumicën e bashkive. Ka përfunduar numërimi në 48 bashki të vendit, ndërsa vijon në 13 të tjera. Nga këto kampi socialist deri tani ka marrë 42 bashki përfshirë edhe bastionet historike të opozitës si Shkodra, Tropoja, Devolli dhe Kukësi.
PS ka triumfuar edhe në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull,, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës etj.
Gjithashtu PS udhëheq edhe në bashkitë kryesore Tiranë, Durrës etj. Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 6 bashki duke e tkurrur hartën e demokratëve me humbjen e bastioneve. “Bashkë Fitojmë” ka fituar Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Për t’u njohur me rezultatet në kohë reale KLIKONI në linkun: https://iemis.kqz.gov.al/results2023/results2023.htm