Para pak minutash ka përfunduar autopsia e Hamide Magashit, e cila u vra të mërkurën nga burri i saj në QKUK.
Sipas burimeve të Paparacit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tri plumba një në kokë dhe dy në gjoks.
Në anën tjetër, trupi i pajetë i 35-vjeçares e cila ishte shtatzënë dhe në prag të lindjes para se të vritej, po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.
Familja e së ndjerës ka hapur dyert për ngushëllime në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, kurse Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin për kapjen e dorasit, tanimë të dyshuarit, Sokol Halili.