Përfshihet nga zjarri toka e mbjellur me pemë, dëme të mëdha materiale

Nga një njoftim i Policisë, një mashkull kosovar ka raportuar se një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë është përfshirë në zjarr në rrethana të panjohura, në fshatin Leqinë të Skenderajt.

Autoritetet zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar flakët. Ankuesi ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga zjarri në rreth 20.000 euro.

Rasti aktual është nën hetim nga autoritetet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *