Përdori të gjitha kursimet nga puna në klubin e natës, 26-vjeçarja bëhet milionere nga biznesi i saj

Shumë njerëz ëndërrojnë që të kenë biznesin e tyre të suksesshëm shumëmilionësh. Disa punojnë fort që të arrijnë këtë dëshirë dhe ia arrijnë qëllimit.

Një grua ka zbuluar se ka arritur këtë sukses në moshën 26-vjeçare. Erim Kaur, e cila jeton në Londër, tashmë është themeluesja e biznesit të saj të vajit të flokëve dhe mjekrës, “ByErim”.

Ajo ka përdorur të gjitha paratë që kishte kursyer nga puna në një klub nate, që të krijonte markën e saj, e cila tani vlen plot 1.2 milionë paund.

26-vjeçarja u shpreh se suksesi i saj i ka mundësuar që të blejë shtëpinë e parë dhe të shijojë udhëtime të mrekullueshme me avion në Dubai.

Ideja e saj për biznesin i erdhi pasi Erimi vuante nga rënia e flokëve, pas vdekjes së nënës së saj.

“Kam humbur nënën time nga kanceri kur isha 8 vjeçe. Në moshën 11-vjeçare, disa vite pasi humba mamanë, fillova të vërej se flokët po më binin për shkak të pikëllimit, stresit dhe ankthit”, ka thënë e reja për “Fabulous”.

Kaur ka shtuar se kur ka përjetuar për herë të parë rënien e flokëve, ka kuptuar se receta e vajit që përdor tani në “ByErim”, e ka ndihmuar që floku t’i kthehet në normalitet.

“Tani lyerja e flokëve me vaj është një pjesë e rregullt e rutinës sime të kujdesit për veten. Në këtë mënyrë kam flokë të shëndetshëm dhe të fortë. Receta është diçka që unë e kam krijuar së bashku me gjyshen time për vite me radhë”, ka zbuluar 26-vjeçarja.

Ishte 24 vjeçe kur receta e vajit të flokut ishte gati dhe që atëherë nisi edhe biznesin e saj.

“Kam nisur ‘ByErim’ në dhjetor të vitit 2019, duke nisur biznesin me 10,000 paund kursime që kisha lënë mënjanë duke punuar në klube nate. Kam punuar në seksionin VIP, servisin e shisheve, si menaxher dhe kam punuar edhe në derë”, tha ajo, e cila më pas ka shtuar:

“Kur filluam në vitin 2019, unë kisha punuar si ndikues i mediave sociale për disa vite dhe kisha krijuar disa ndjekës besnik, shumë nga komuniteti i Azisë Jugore, kështu që e dija se kisha një bazë të mundshme klientësh që mund të synoja për tërheqje fillestare. Fatmirësisht instinkti im nuk ishte i gabuar dhe grupi ynë i parë me 250 shishe u shit në katër orë.

Paratë që bëra shkuan për të investuar në më shumë aksione. Grupi tjetër me 500 shishe u shit në dy orë. Unë isha padyshim shumë e kënaqur, por edhe shumë e befasuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *