Përdhunoi një grua, shqiptari: Isha nën efektin e drogës dhe alkoolit, më kanë shkatërruar jetën 

45-vjeçari shqiptar i cili u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një gruaja në Paleo Faliro dhe tentativën për të përdhunuar një grua tjetër në Greqi.

Pas arrestimit 45-vjeçari jo vetëm ka pranuar akuzat me të cilat përballet, por ka dhënë një përshkrim identik me atë të dy femrave që e kanë denoncuar, duke konfirmuar kështu fjalët e tyre. Kur oficerët e Policisë së Athinës e kanë pyetur pse i ka kryer këto akte, 45-vjeçari ka deklaruar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se donte të bënte seks. Ai ka deklaruar se përdorimi i vazhdueshëm i drogës kishte ndikuar në jetën e tij.

Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *