‘Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë’, sërish pritet të protestohet nga Haga në Bruksel

“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, sërish pritet të protestohet në mbështetje ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe atyre të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kësaj radhe nuk do të protestohet në Hagë të Holandës aty ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale, por në Bruksel, protestë kjo e cila pritet të mbahet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit korrik.

Këtë e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin njëri nga organizatorët e protestës në Hagë, njëherësh vëllai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, Fehmi Gucati.

Gucati, tha se protesta e ardhshme pritet të mbahet ose në fund të muajit maj, ose në fillim të muajit prill pasi ende nuk e kanë vendosur një datë të saktë.

“Sepse aty është bërë e pa drejta më e madhe ndaj çlirimtareve me formimin e Gjykatës Speciale. Pak a shumë e kemi parapa nga fundi i muajit maj, ose nga fillimi i muajit korrik. Arsyet veç se po dihen…për të gjithë ata që janë duke u gjykuar në këtë gjykatë”, ka thënë ai.

Gucati po ashtu theksoi se kjo gjykatë është politike dhe e njëanshme.

“Kjo është një e padrejtë e madhe që po iu bëhet krerëve të UÇK-së dhe atyre të OVL-së”, u shpreh ai.

I pyetur se a do të ketë protesta të shumta për t’i dal kundër kësaj Gjykatës, ai tha: “Po do të vazhdojmë rregullisht me protesta. Kësaj radhe do të jetë nën vendin e duhur, dhe besoj shumë që do të na përkrahin njerëzit”.

Ndryshe, janë bërë një javë nga fillimi i seancës së parë ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë asaj dite qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të protestuar dhe mbështetur ish krerët e UÇK-së, para Gjykatës Speciale, në Hagë. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Liria ka Emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelët”, etj si dhe fotografit e ish krerëve të UÇK-së duke kërkuar lirimin e tyre.

Edhe në Prishtinë, më 2 prill u mblodhën me mijëra qytetarë nga të gjitha anët për t’i dhënë mbështetje të madhe ish krerëve të UÇK-së, ku në sheshin “Zahir Pajaziti”, u mbajt Marshi për Drejtësi.

Ndërkaq, aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *