Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka marrë vendimin për të anuluar të gjitha koncertet e ditëve të fundit.
Vendimin reperi e ka njoftuar në një postim në Instagram.
Për shkak të vrasjes së mikut të tij, Brilant Martinaj një ditë më parë në një atentat mafioz, këngëtari ka kërkuar mirëkuptimin e fansave, por edhe lokaleve ku do të performonte.
Në postimin e tij, Stresi thotë ndër të tjera se ka nevojë për qetësi në këtë moment të vështirë për të. “I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha clubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin, kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi.