Një film i ri horror ka bërë që shikuesit të vjellin dhe të humbin mendjen për shkak të egërsisë së fortë dhe skenave shqetësuese, ndërsa vet producenti ka lëshuar një paralajmërim për “ata që janë me zemër të dobët”.
“Terrifier 2” ka nisur shfaqjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë po merr shumë vlerësime, duke marrë një vlerësim 91 për qind në Rotten Tomatoes.
Ngjarja ndjek historinë e klounit Art që përcjell një vajzë adoleshente dhe vëllanë e saj në natën e Halloween. Pavarësisht dhunës dhe tmerrit, filmi mori vlerësime të shkëlqyera, ku disa e quajtën “filmi horror më i mirë i vitit”.
Pjesë të filmit thuhet se janë aq të dhimbshme dhe të dhunshme, saqë disa kinema duhej të thërrisnin ambulancën, sepse shikuesve po u binte të fikët.
Në përshkrim thuhet se “Terrifier 2” nënkupton “kaos të përgjakshëm” dhe e karakterizoi atë si “ndoshta filmi horror më i përgjakshëm, më i çmendur, më brutal që do të shihni gjatë gjithë vitit”.
Filmi u shfaq në kinematë amerikane dhe u bë një hit i madh në mesin e fansave të horrorit, por disa treguan histori të shikuesve të tjerë të filmit që nuk e shijuan aq shumë.
Një nga shikuesit tregoi përvojën e tij, duke thënë se dikujt pas tij në kinema i ka rënë të fikët, ndërsa ai i dëgjoi të tjerët që dilnin jashtë dhe hidheshin.