Për shkak të xhelozisë, prizrenasi e godet me rrip të dashurën e tij dhe ia merr …

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prizren.

Sinjali mëson se një 29-vjeçare ka denoncuar në Polici partnerin e saj me të cilin bashkëjeton qe disa vite, e për të cilin ka deklaruar se e ka goditur me rrip dhe ia kishte marrë kuletën me 10 euro dhe telefonat celularë të saj. Sipas saj ka kohë që i dyshuari ushtron dhunë psikike ndaj saj shkaku i xhelozisë.

Njësitet policore kanë arritur që ta shoqërojnë për intervistim të dyshuarin, i cili ka deklaruar se paratë që ndodheshin në kuletën e të dashurës i ka harxhuar, ndërsa telefonat kanë qenë pronë e tij dhe i ka thyer.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *