Për herë të parë ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj serbit të akuzuar për dhunim gjatë luftës në Kosovë 

Prokuroria Speciale ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Prokurorisë Speciale, ndaj të akuzuarit D.R., janë siguruar prova ku si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovës , në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, e cila ka pësuar lëndime fizike dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *