Për herë të parë në Kosovë është realizuar me sukses thyerja laserike e gurëve në traktin urinar tek një fëmijë tre vjeçar.
SHSKUK ka njoftuar se Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve tani në ambientet e Spitalit të ri të fëmijëve ‘Sheikha Fatima’ po zgjeron gamën e shërbimeve.
Tutje thuhet se intervenimi i sotëm u realizua në bashkëpunim të ngushtë në mës të ekipës profesionale të Kirurgëve pediatrik të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Anesteziologjisë dhe me specialistë të Klinikës së Urologjisë./GazetaDemos/