“Për fëmijët me leuçemi në Kosovë”/ Armaldo rrëfen historinë e tij

Armaldo Kllogjeri tregoi si pjesa e tjetër e banorëve në Big Brother Albania VIP 2, një nga historitë e tij. Nga mosha 30-vjeçare, tenori tha se kontributin e parë e ka dhënë për bamirësi.

Pedagogia e tij në shkollën e lartë i ofroi për të qenë pjesë e një koncerti humanitar në Gjermani, që organizohej nga shqiptar. Tenori kujton me nostalgji eksperiencën e paharrueshme, për shkak të dashamirësisë që gjeti nga shqiptarët.

Armaldo: “Koncerti ishte për fëmijët me leuçemi në Kosovë. Ngelet në memorien time sepse kontributi që dhashë në koncert, sado i vogël, ishte mbresëlënës për mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *