Peci viziton fermerin që përfitoi mbi 97 mijë euro: Kishte aplikuar për vite por pa përgjigje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të dielën ka vizituar fermerin Nexhmedin Korça nga Gmica e Kamenicës. Sipas Pecit, Korça kishte aplikuar për disa vite por që i njëjti nuk kishte marrë përgjigje.

Përmes një statusi në Facebook, Peci ka thënë se Korça tashmë ka përfituar një projekt për ndërtimin e shtallës për lopë qumështore me infrastrukturë përcjellëse në vlerë prej 97mijë euro.

“Nexhmedin Korça nga Gmica e Kamenicës, kishte aplikuar disa herë me vite të tëra për projektin e shtallës, por pa përgjigje. As pozitive e as negative. Përmes Programit për Zhvillim Rural 2022, me po të njëjtin projekt ai shpallet ndër të parët në listë të përfituesve për ndërtimin e shtallës për lopë qumështore me infrastrukturë përcjellëse në vlerë prej 97,812.50 euro”, ka shkruar Peci.

Peci ka deklaruar se falë kësaj mbështetjeje, Korçka ka ndërtuar një shtallë moderne me kapacitet prej 70 krerë lopë

“Falë mbështetjes institucionale, sot ai po ndërton shtallë moderne me kapacitet prej 70 krerë lopë. Prandaj ekziston koncepti zhvillim rural sepse investime të tilla zhvillojnë dhe gjallërojnë zona të thella rurale e në veçanti kufitare siç është rasti me Gmicën e Kamenicës”, ka shkruar tutje Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *