Peci në aksion me inspektorët e AUV-ut, cak të shtunën ishin kafeteritë në Fushë-Kosovë e Ferizaj

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shoqëruar sot në orët e mbrëmjes inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për të kryer kontrolle në disa kafeteri në dy Fushë-Kosovë dhe Ferizaj, për të parë sa po zbatohet Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Kreu i MBPZhR-së, në kuadër të të cilës funksionon, ka thënë se intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave.

Ministri Peci në një deklarim për EO ka thënë se janë duke e inspektuar ne vazhdimësi sesa po respektohet Ligji që ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura.

Ai ka thënë se inspektorët e AUV-it janë vazhdimisht ne terren, sikurse sot qe kanë dalë në inspektimin e kafeterive në Fushë-Kosovë.

“Është një aksion që synon që të ketë një matje pulsi. Nuk është vetëm njëditor ose njëjavor, përkundrazi jemi të vendosur qe Ligjin për Ndalimin e Duhanit në hapësirat e mbyllura ta çojmë deri në fund”.

Prandaj, ai ka paralajmëruar të gjitha lokalet që nuk e respektojnë këtë ligj se aksionet do të vazhdojnë.

“Duam ta përçojmë mesazhin, jo vetëm për qytetarët, pot edhe për operatorët ekonomikë: ‘Boll më, nuk mund të vazhdojmë me pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *