Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Memli Krasniqin, ka vizituar ish-pjesçtarin e UÇK-së, Nasim Haradinajn.
Ky i fundit u lirua dje nga Haga.
Memli Krasniqi i uroi mirëseardhjen, duke uruar që edhe bashkëluftëtarët e tjerë që po gjykohen në Hagë, të lirohen sa më shpejt.
“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga.
Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.
Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë.
Mirë se vjen, Nasim” shkroi Krasniqi.