PDK kritikon Qeverinë Kurti përmes një video-mesazhi: Dy vjet arsyetime, dy vjet dështime

Partia Demokratike e Kosovës ka numëruar disa prej, siç i quajnë ata, dështimet e Qeverisë Kurti në dy vjetorin e ardhjes së tyre në pushtet.

“Dy vjet të Qeverisë Kurti në 30 sekonda”, është videomesazhi i publikuar nga lideri i kësaj partie, Memli Krasniqi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Në këtë video përmendet afera Martin Berishaj, zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, “Zajednica”, derisa janë listuar edhe disa premtime të parealizuara, si Vettingu, konfiskimi i pasurisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi në mbishkrim të videos.

Të drejtën për të udhëhequr me shtetin, qeveria aktuale, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, e mori më 23 mars 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *