Pastrohet uji në Liqenin e Badocit

Niveli i manganit në Liqenin e Badocit ka rënë dhe tashmë uji është pastruar.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu.

Ai ka thënë se së shpejti pritet që edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të dalë me njoftim për konsumatorët që uji mund të përdoret për pije.

Niveli i manganit ka rënë dhe uji është pastruar. Është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ai që duhet të japë njoftimin se uji tashmë mund të përdoret për pije dhe këtë do ta bëjë së shpejti”, ka deklaruar Fetahu.

Nga mesi i tetorit, qytetarët që furnizohen me ujë nga ky liqen nuk kanë mundur ta pinë e as ta përdorin për ushqim për shkak të vlerave të shtuara të manganit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *