Reperi shqiptar në Finlandë, T Swoop tashmë është bërë artisti i preferuar atje.
Kënga e tij “Mon Ami” që u publikua këtë vit ka qenë ndër më të dëgjuarat këtë vit në Finlandë duke marrë mbi 5 milionë “streams” në “Spotify”, shkruan Neutral.al
Reperi ka lansuar projektin e ri të titulluar “From Paris to Berlin” që është në bashkëpunim me artistët Fabe dhe Branco.(Klikoni këtu p-
Kjo këngë tashmë ka bërë “boom” në “Tik Tok” duke u shndërruar në një trend viral.
Artisti kosovar që jeton e vepron në Finland me nofkën, T Swoop, është pjesë e shtëpisë së madhe muzikore “M-Eazy dhe Sony Music Finland” që udhëhiqet nga Henri “MGI” Lanz dhe Simo Pirhonen.
Kënga “Mon Ami” arriti të bëhet platinium, që është një arritje shumë e madhe për një artistë.
Gjatë kësaj vere, kosovari ishte pjesë e disa koncertëve në Finlandë. T Swoop ka 9 këngë në karrierën e tij. /Neutral.al/