Imami nga Prizreni, Mazllam Mazllami, për të cilin pati një debat mjaft të ashpër ditëve të fundit në vend, tani ka përdorur një gjuhë problematike, teksa ka folur për flamurin Kombëtar.
Përmes një videoje të publikuar në platformën “Tiktok”, ai dëgjohet duke thënë se flamuri i Shqipërisë “është harrën, leckë, bezë”.
Teksa kap flamurin në duar, ai shprehet se “na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”.
Madje, ai dëgjohet duke deklaruar se edhe nëse nuk do të vendosej flamuri kuq e zi për 28 Nëntor, “nuk do të bëhej kiameti”.
Mes tjerash, ai ka pasur fjalë të rënda edhe për dëshmorët, transmeton Paparaci.
“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi, plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë. E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato”, shprehet ai.
Më poshtë mund të gjeni të plotë videon e Mazllamit, për çka ka marrë edhe kritika të ashpra: