Beatrix Ramosaj padyshim është njëra ndër personazhet më të komentuara të estradës shqiptare.
Ajo vazhdon e komentohet qysh nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP”.
Lidhja e saj brenda “BBV” me Donald Veshaj, u paragjykua shumë, pasi ky i fundit konsiderohej se kishte lënë në gjysmë një lidhje jashtë me moderatoren shqiptare, Bora Zemani.
Por lidhje kjo që nuk i mbijetoj edhe jetës jashtë mureve të “BBV”, dhe çifti i dhanë fund.
Pas kësaj nuk kanë munguar dedikimet dhe ‘thumbat’ drejt njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.
Së fundi, Trixa ka bërë një status në llogarinë e saj në Twitter, që ka bërë të mendohet se mund të jetë për lidhjen e saj të fundit publike.
“Aaa shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”, tha Trìksa, kur u pyet për ribashkimin e Borës dhe Donaldit, deklaratë e cila orët e fundit u bë virale. Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturì.
Sot në një tjetër status Beatrix shkruan: “Nuk kam energji në mua që të urrej dikë. Unë ose të dua, të uroj më të mirat ose shpresoj që të shërohesh”.
Kjo është marrë nga ndjekësit e saj sì kunjë ndaj çifti Bora-Donald, të cilit e lidhin me “urimin” që ajo bëri për ta.
“Ata nuk e meritojnë vëmendjen tënde”, i shkruan një ndjekës.