Pasi i quajti ‘katundarë dhe bala’ personat që u rrahën në koncertin e tij, reagon Butrint Imeri

Në një nga koncertet e këngëtarit Butrint Imeri disa persona u përleshën me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që edhe vetë Butrinti të ndalonte këngën dhe të kërkonte nga publiku që të mos i shikojnë ata por të vazhdojnë të argëtohen.

“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.

Butrinti së fundmi ka bërë një reagim përmes një postimi në Instagram.

Imeri tha se i vjen keq që ka përdorur termin ‘katundar’ dhe u ka kërkuar falje personave që janë ndjerë të ofenduar nga kjo shprehje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *