Pas sulmeve kibernetike, “Big Brother” merr vendimin e rëndësishëm për vlerësimin e performancave të konkurentëve!

Prej disa ditësh banorët e “Big Brother VIP” kanë bërë prova për një talent-show brenda shtëpisë, shfaqje kjo që u realizua mbrëmjen e djeshme, teksa konkurentët dhuruan performanca të ndryshme e vlerësimi i tyre ishte lënë nda produksioni në dorën e publikut. Kështu, “Vëllai i Madh” ksithe vendosur që fituesit apo fituesi i talent show do të vendosej nga numri i pëlqimeve që performanca e tyre do të merrte në faqen zyrtare të Instagram-it në “BBV” dhe gara ishte e hapur deri mbrëmjen e djeshme, kur u ndalua gjithcka. 

Sic mund të merret me mend, nisur edhe nga numri i reagimeve që kemi parë kohët e fundit, Luiz Ejlli ishte ai që po triumfonte me numrin e “like”-ve dhe shikimeve në video-n e tij, megjithatë u vu re nga publiku se video-ja e Olta Gixharit në faqen e Instagram-it ishte duke u rritur artificialisht, si me numrin e pëlqimeve, ashtu edhe me komente. Sigurisht, fansat e Ejllit, por edhe të tjerët, e “denoncuan” këtë gjë në rrjetet sociale, edhe pse duhet thënë që edhe video-ja e Luizit pati një rritje të cuditshme dhe nisur nga këto fakte, produksioni i reality show-t vendosi ta ndërpriste votimin. 

Në një njoftim zyrtar në faqen e Instargam-it, “Vëllai i Madh” thotë se ka pasur “sulme kibernetike” për rritjen artificiale të shkimeve, cka i ka detyruar ta pezullojnë garën dhe ta lenë zgjedhjen e fituesit në dorën e vetë banorëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *