Ronela Hajati duket se e fitoi Eurovisionin e saj. Artistja që pas mbarimit të garës nuk ka pushuar me koncertet për publikun europian.
Së fundmi ishte në Spanjë për të performuar, e udhëtimi atje ka mbaruar por jo dhe puna për të.
Ronela tashmë ka arritur në New York, ku këtë herë këngëtarja shqiptare do të këndoj për bashkëatdhetarët e saj.
Ndërsa në anën tjetër, ka përfunduar disa këngë në studio që pritet të publikohen shumë shpejt./Neutral