Ekipet e FSK-së në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar që e shpëtuan disa orë më parë.
FSK ka njoftuar se operacioni disaorësh, ka përfunduar me sukses.
“Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim.
Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në fund.