Pas sherrit me Noizyn, e pëson sërish Cllevio

Lushnjë – Kevjol Ahmeti e ka pësuar sërish nga policia për shkak të veprimeve të tij të papërmbajtura. Së fundmi ai është shfaqur “live” në rrjetet sociale teksa dhunon qenin e tij në banesë, ndërkaq video është bërë virale dhe ka mbërritur deri në polici.

Këta të fundit kanë ndërmarr hapa për të ndëshkuar Kevjol Ahmetin apo i njohur ndryshe si Cllevio. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Kujtojmë se Cllevio u bë i njohur pas një sherri me reperin Noizy. Cllevio bashkë me disa miq të tij kanë shkuar tek lokali i Noizyt në Durrës, por në këtë moment reperi i është kundërpërgjigjur ashpër Cllevios duke e qëllua dhe rrahur në sy të shokëve të tij dhe më pas duke i detyruar të largoheshin.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *