Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Ky i fundit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ndërruar ulësen.
Ai është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndryshe, lidhur me përjashtimin e tij, Abazi ka pretenduar se kjo ka ndodhur pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia ka përmendur emrin në Kuvendin e Serbisë.
“Një javë pasi Vuçiq më përmendi dy herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, ka deklaruar ai.