Në fillim të qershorit, Cllevio u arrestua një ditë pas sherrit me Noizyn, pas mos respektimit të masës së sigurisë arrest shtëpiak.
Nga ai moment, fansat kanë bërë postime të panumërta në përkrahje me kërkesën e vetme – lirimin e tij nga burgu.
E kjo kërkesë duket se do plotësohet. Hiç më larg se në mesnatë.
Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij, mes tyre opinionisti Arjan Konomi.
Ai ka treguar se pas mesnate, në ora 02, ai dhe Cllevio do lidhen LIVE në profilet e tyre në Instagram.