Gjyqi në Spanjë ndaj Shakirës, e cila akuzohet për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë euro, do të nisë në nëntor.
Gjykata ka caktuar 20 nëntorin si datën e gjyqit, të planifikuar për 12 seanca përgjatë nëntorit dhe dhjetorit me rreth 200 dëshmitarë.
Por gjykimi mund të shkurtohet nëse Shakira, për të cilën prokuroria kërkon tetë vjet e dy muaj burg dhe 23.8 milionë euro gjobë, arrin marrëveshje në minutën e fundit me të.
Prokuroria ka kërkuar ulje të dënimit në këmbim të pranimit të mashtrimit.