Pas “martesës” Kiara dhe Luizi janë gati për hapin tjetër!

Jo nuk po flasim për një fëmijë, mos u shqetësoni! “Dasma” mes Kiarës dhe Luizit që u zhvillua mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother” padyshim ka qenë një nga ngjarjet kryesore të këtij edicioni të reality show-t, sigurisht pasi u dha edhe puthja e shumëpritur mes këngëtarit dhe moderatores, ndërsa le të themi që tashmë janë konfirmuar si cifti i parë i programit duke qenë se puthjet e përqafimet nuk kanë munguar as sot. 

E tani që janë “të martuar” Kiara dhe Luizi duket se po mendojnë edhe për hapin tjetër të tyre, por në fakt bëhet fjalë për hapin tjetër të historisë që sapo kanë nisur. Kështu, pas “dasmës” ata janë dëgjuar duke biseduar se kur të dalin nga reality show mund të nisin edhe bashkëjetesën, teksa flasin edhe për vendin se ku duhet të jetojnë dhe si do ishte jetesa bashkë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *