Pas lajmit se Jonida Vokshi do të drejtoj Big Brother në Kosovë, Arbana Osmani ka dy fjalë për të!

Big Brother në trojet shqiptare deri më tani ka pasur vetëm një prezantuese ikonë të saj, pavarësisht se vite më parë timonin e këtij formati e kishte marrë Ledion Liço.

Fjala është për Arbana Osmanin e cila i ka dhënë një tjetër frymë drejtimit të këtij spektakli, mirëpo tashmë në tregun medial tonin do të kemi edhe dy prezantuesë të rinj të Big Brother.

Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të kenë timonin e Big Brother në Kosovë, e madje ka më pak se 24 orë që kjo e fundit u konfirmua si prezantuese e saj.

Me t’u publikuar lajmi, Arbana Osmani ka reaguar në llogarinë e Vokshit duke i uruar suksese.

Big Brother në Kosovë do të nis në tetor, teksa ai në Shqipëri në Janar të vitit 2023./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *