Elhaida Dani ishte në qendër të vëmendjes së publikut muajt e fundit falë pjesëmarrjes së saj në “Dancing With the Stars”, por edhe pse nuk arriti të triumfojë në garë, ajo ja doli të dalë e fituar nga programi, duke qenë se njohur Ledianin, balerinin që tashmë është partneri i saj. Historia e tyre e dashurisë u prit mirë nga publiku, në fakt edhe me disa kritika për shkak të lidhjes së mëparshme të Agalliajt, por në përgjithësi publiku dhe fansat e këngëtares e përkrahën historinë e saj të re dhe po ashtu edhe familjarët e tyre.
Një prej personave që është shprehur publikisht në lidhje me këtë është mamaja e Ledianit, e cila u keqkuptua nga një reagim që bëri në natën finale të “DWTS”, por që më pas arriti ta sqarojë, duke e mbështetur totalisht lidhjen e re të dashurisë të së birit. Ndërkohë tani është babai i balerinit, i cili është shprehur në lidhje me romancën që lindi gjatë spektaklit të Top Channel.
Kështu, i ftuar në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit”, koreografi i njohur Pëllumb Agallijaj, tha se akoma nuk është takuar me Elhaidën, ndërsa u shpreh se është dëshira e tyre dhe ai nuk ndërhyn pasi do t’i shohë të lumtur.
“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë (me Ledianin). Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shoh fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, – u shpreh i ati i Ledianit.