Rastet e dhunimit kohëve të fundit janë shtuar në Kosovë.
Pas rastit të 11 vjeçares në Prishtinë, një tjetër rast është raportuar se ka ndodhur një muaj më parë në Istog ku viktimë ka qenë një e mitur.
Ndërkaq policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar edhe për një rast tjetër të dhunimit në komunën e Klinës.
Sipas raportit thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës fermër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.