Lidhja e Loredana Zefit me Karim Adeyemi ka bërë bujë jo vetëm në mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare.
Teksa fansat fanatikë të tyre prisnin akoma një ribashkim me Mozzik ajo befasoi duke konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.
Pas disa ditëve injorim dhe heshtje ironia dhe reagimi i Mozzik që të gjithē po e prisnin erdhi dje.
Ai ka postuar foto ku shfaqet me bluzen e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin kampion në minutat e fundit të kampionatit.
Bashkangjitur me foton, Mozzik shkruan thjesht: “Forca Bayern”, një ironi kjo për ish-in e tij dhe partnerin aktual, që është një prej lojtarëve protagonistë tek Dortmund.
I shpejtë ka qenë komenti i Getinjos, i cili po ashtu iu bashkua ironisë për të dashurin e ri të Loredanës
‘‘Kurr se la pa e ndreq punen me t’shti n’Bayern me lujt, Maje nmen heheheheh”, ka qenë komenti i Getinjos, në këtë foto.
E gjithë kjo situatë u komentua shumë në rrjetet sociale e pa reaguar nuk e la as Loredana.
Kjo e fundit publikoi pamje të reja nën përqafimin e futbollistit duke treguar se ajo është e lumtur dhe e dashuruar.