Pas gjithë aludimeve për krisjen e raportit të tyre, Sabiani ka diçka për t’i thënë Ilir Shaqirit

Me siguri të gjithë e mbani mend miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” në edicionin e kaluar.

Mirëpo, pas përfundimit të spektaklit duket se raporti i tyre u kris papritmas. Arsyet e vërteta nuk u thanë kurrë me zë të lartë nga goja e protagonistëve.

Së fundmi, Sabiani ka qenë një ndër të ftuarit në programin “Zemër Luana” dhe në një nga lojërat, i është kërkuar t’i thotë diçka drejtpërsëdrejti Ilirit.

Ndonëse me hezitim, këngëtari i dedikoi disa fjalë ish-mikut ose mikut të tij: 

“I uroj jetë të lumtur. Ishalla fiton edhe një Big Brother tjetër”, përfundoi Sabiani duke buzëqeshur.

Pra sërish arsyet e ftohjes së tyre mbetën të pazbuluara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *