Patentë shoferët e Kosovës shumë shpejt do të njihen edhe nga Hungaria.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët.
“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare dhe si i tillë nuk bie ndesh me ligjet dhe aktet tjera ligjore të Kosovës”, tha ai.