Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund martesës së tyre, kohë më parë, ani pse u ndanë, dyshja kishin raporte të mira duke mbetur miq, pasi së bashku kanë një vajzë.
Ata janë shoqëruar shpesh bashkë edhe nëpër pushime por, duket se lidhja e re e Robertit me Lauretën prishi balancat mes tij dhe ish-bashkëshortes.
Kjo u vërtetua nga rrjete sociale, ku ish çifti filluan të mos ndiqeshin më.
E duket se gjërat mes tyre janë serioze, pasi përveç Norës ai ka hequr edhe motrën e saj Erën dy artistët nuk ndiqen më në ‘Instagram’.
Ata kanë patur një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së Robertit nga Nora madje Era i ka shoqëruar edhe në pushime e dalje të tjera.
Për fat të keq, Roberti u nda edhe nga e dashura e tij e re, pak muaj pasi konfirmuan romancën e tyre.