Pas FIT-it, proteston edhe Njësia Speciale Operative ‘ROSU’

Indeksonline raportoi se Njësia Speciale e Intervenimit ‘FIT’ do të protëstojë të mërkurën e 1 Nëntorit, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Pas kësaj Njësie, protestë do të mbajë dhe Njësia Speciale Operative ‘ROSU’.

ROSU do të protestoë të enjten, më 2 Nëntor, në ora 11:00.

Burime të Indeksonline pohojnë se ky njësit ka njoftuar pjesëtarët se, duke shfrytëzuar të drejtën sindikale të protestës, përpara objektit të Qeverisë do të protesojë në shenjë pakënaqësie për pagën dhe rrezikshmërinë.

Kujtojmë se Qeveria dje propozoi shtesat e reja për pjesëtarët e Poliisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në 7 kategori të pozitave.

Shtesat për njësitë elitare:  Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Mbrojtja e afërt do të marrin nga 150 euro shtesë të pagës bazë.

Ndërsa 120 euro do të ndahen për njësitë speciale operative, K9 dhe Njësia për deminim të mjeteve shpërthyese.

Policia kufitare do të paguhet me 100 euro shtesë krahas pagës bazë.

Ndërsa pjesëtarët e hetuesisë do të marrin 75 euro kurse ekipet reaguese dhe patrullat që përbëjnë numrin më të madh të zyrtarëve do të marrin nga 60 euro.

Kurse nga 50 euro respektivisht 45 euro do të marrin policët që përkujdesen për ruajtjen e objekteve të veçanta.

Shtesat do të paguhen nga muaji nëntor ndërsa për gjashtë muajt e shkuar do të bëhet në mënyrë retroaktive./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *