Së fundmi Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë lënë të dyshohet se kanë prishur raportet.
Ata shihen se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Duket se këto aludime i ka komentuar edhe vetë Don Xhoni me anë të një postimi në InstaStory.
Ai shihet në një makinë, ndërsa ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.
Ndërkohë pak më parë ka qenë Butrinti që duket se ka reaguar edhe ai për gjithë situatën, teksa me një foto ku ka mbuluar fytyrën me duar, sikur nuk do ta shohë ca shkruhet, thotë edhe: Ok, ok!
Nuk dihet se çfarë po ndodh mes djemve por mos u befasoni nëse e gjjtha është një lojë dhe dyshja thjesht po bëjnë zhurmë para ndonjë projekti të përbashkët!