Pas audios virale, ky është vendimi i produksionit të BBV për Zhaklin Lekatarin

“Nuk jam shantazhuar, rrini të qetë”, kështu u shpreh Zhaklin Lekatari që në nisje të prime-it të mbrëmshëm të “Big Brother Vip Albania”.

Opinionistja e emisionit ka qenë në qendër të vëmendjes, që pas audios që qarkulloi, ku vetë Zhaklina pranonte se burri i Olta Gixharit po e shantazhonte dhe se këtë gje ia kishte komunikuar produksionit. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Zhaku u shpreh se tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe nga emocionet kishte përdorur termin e gabuar.

Pas gjithë kësaj situate, mbrëmjen e djeshme Arbana komunikoi se Zhaklina nuk kishte më të drejtën e fjalës për të komentuar Oltën. Sipas moderatores, këtë do ta bëjë vetëm Arbër Hajdari, për të qenë të drejtë.

“Komentet per Oltën do t’i bëjë gjithmonë Arbri për të qenë fer edhe me të gjithë konkurrentet e tjerë”, u shpreh Arbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *