Pas akuzave nga këngëtari i njohur se tashmë dihet fituesi i “Kënga Magjike”, reagon Ardit Gjebrea!

Endri Prifti dje ka bërë një deklaratë për festivalin “Kënga Magjike”, duke i akuzuar se i është refuzuar pjesëmarrja dhe tashmë dihet fituesi i saj.

Por, nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i krijuesit të saj, Ardit Gjebrea.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe” – thuhet në postimin e Arditit.

Në anën tjetër, çdo të diel po prezantohen këngët e pranuara dhe ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë do ketë dy finale./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *