Një grua ka zbuluar se i dashuri i saj prej gjashtë vitesh është në të vërtetë vëllai i saj biologjik. Ajo e ka publikuar historinë e saj në rrjetet sociale dhe shprehet se jeta e saj nuk është më njësoj.
Sapo mora vesh se kam qenë e lidhur me vëllain tim biologjik për gjashtë vjet. Unë jam 30 vjeç dhe vëllai im është 32. Unë nuk e dija që isha birësuar deri në shkollën e mesme. Edhe i dashuri im ishte i birësuar por asnjëri prej nesh nuk e dinte këtë. Kur u njohëm marrëdhënia jonë ishte e shkëlqyer. U kuptuam shumë shpejt. U tërhoqëm shpejt nga njëri-tjetri. Unë kurrë nuk kam takuar dikë që ta ndjejë aq të afërt sa atë. Tani e di që afrimi dhe familjariteti me të janë sepse ai është vëllai im.
Ajo ka treguar se gjatë gjashtë viteve që kanë qenë të lidhur ia kanë kaluar shumë mirë bashkë, kanë festuar përvjetoret e lidhjes por asnjëherë se kishin menduar të bënin test ADN.
Në fillim isha e emocionuar të shihja se çfarë ishim, por kur mora vesh se ishim vëlla e motër u shokova. Sapo e mora vesh këtë informacion dhe nuk ia kam thënë të dashurit tim.
Ne kemi një shtëpi së bashku dhe një jetë të lumtur. Shpresoj se ky test është i gabuar, do të bëjë një test tjetër së shpejti, por jam në panik. Unë ende e shoh atë si dashurinë e jetës sime.
Ajo tha se është e befasuar nga rezultatet por shtoi se ajo ende e ‘dashuron atë’.