Pas 11 vitesh që u pajtuan, Noizy ka për ti thënë diçka Stresit për hyrjen në BBVK

Reperi nga Shqipëria, Stresi, është njëri nga konkurrentët e Big Brother VIP Kosova.

Me të hyrë brenda krijoi një shoqëri me të gjithë banorët e tjerë, gjersa nuk mungoi me rrëfime mbi jetën dhe karrierën personale.

Ai në një moment ka folur edhe për sherrin me Noizyn, me të cilin nuk kishte pasur asnjë kontakt për 11 vjet.

Për hyrjen e Stresit në këtë spektakël ka reaguar edhe Rigels Rajku (emri i vërtetë) duke i uruar fat.

I njëjti ka ndarë një video në InstaStory, ku shihet Stresi në rolin e berberit teksa e ngacmoi modelen Gresa Hoti.

“Paq fat. Vëlla imagjino pas një muaji aty. Nuk do të shohin më sytë”, ka qenë komenti i 36-vjeçarit.

Banorët në Big Brother garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *