Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale arrijnë në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Sinjali.

“E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *