Parashikimi i motit për këtë javë: Diell e vranësira, kaq do të arrijnë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Sinjali. 

E hëne- Mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i ngjajshëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius

mërkurë- Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius..

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *