Paralajmëroi disa herë armatimin e serbëve, reagon Kearns: Shqetësues sulmi i orkestruar ndaj Policisë së Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila gjithmonë ka qenë e zëshme për sigurinë e Kosovës, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri, duke thënë se është shqetësues sulmi i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.

Ajo tha se pamjet fillestare shfaqin personat e armatosur janë “milici e financuar dhe e pajisur mirë, duke përfshirë edhe automjete të blinduara”.

“Përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”.

Më tej, Kearns i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në krye të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *