Georgina Rodriguez është nga emrat më të përfolur në botë.
Ajo u bë e famshme pasi u lidh me Cristiano Ronaldon, me të cilin janë bashkë prej 6 vitesh.
Siç ka folur shpesh edhe ajo vet, Gio jetonte në varfëri para se të takonte futbollistin në dyqanin ku punonte.
Por sigurisht se para këtij momenti ajo kishte histori të tjera..
Një nga to po përflitet së fundmi.
Një nga ish-partnerët e saj e ka ndihmuar edhe financiarisht.
Ish-i i panjohur i Georgina-s i jepte asaj 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale.
Emri i tij nuk është bërë i ditur, por thuhet se ishte shumë mirë financiarisht dhe kishin një lidhje serioze. Ata ishin bashkë deri para se të vinte Cristiano.
Ish-i në fjalë edhe kur babai i Georgina-s, Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon, vdiq në 2019, ai i pagoi biletat modeles dhe të motrës së saj Ivana-s për të shkuar në funeralin në Argjentinë. Gjëja më interesante është se kur ai vdiq, Gio ishte tashmë me futbollistin.