Edmond Xhafa është shqiptari, i cili është arrestuar dhe i është hequr leja e qëndrimit në Itali, pasi dhunoi një vajzë brenda palestrës. Edmond Xhafa është një bodybuilder dhe ai akuzohet nga policia italiane për dhunë ndaj një vajze.
Së fundmi, mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, Xhafa dhe vazja e gjorë debatojnë fillimisht dhe më pas kjo e fundit goditet me grusht dhe rrëzohet në tokë.
Mirëpo, kjo nuk ka mjaftuar për shqiptarin. Ai i afrohet dhe e godet me shkelm, ndërsa një klient i palestrës përpiqet ta ndalojë.
Vajza vrapon dhe del nga palestra, teksa Xhafa e ndjek me një shufër hekuri në dorë. Të gjithë të pranishmit në palestër tmerrohen nga kjo ngjarje. Dhuna ndaj vajzës 21-vjeçare ka ndodhur në një palestër në Pescara.
Videon e gjeni tek linku më poshtë.
https://content.jwplatform.com/players/7V59nGyz-xTUu4Kma.html