Pamjet skandaloze/ Televizioni i Valon Malokut rrezikon të dënohet

Komisioni i Pavarur i Mediave ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura në kanalin televiziv First Channel, në të janë shfaqur skena të dhunës të mërkurën.

“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara së fundi në media, respektivisht televizionin First Chanel. Nisur nga obligimet ligjore si rregullator dhe shqetësimet e publikut që kanë të bëjnë me imazhet e paraqitura në televizionin First Chanel, KPM ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së. KPM në lidhje me këtë rast në mënyrë transparente do të njoftojë publikun për veprimet e marra në zbatim të legjislacionit të KPM-së”, thuhet në njoftim.

KPM ka kërkuar nga mediat audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve ku shfaqet dhunë dhe përdorim I gjuhës vulgare.

“KPM kërkon nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta pavarësisht formatit të tyre dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mënjanuar manifestimin e dhunës dhe përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *