Një ngjarje tronditëse ndodhi pak pas mesnatës, kur si pasojë e të shtënave me armë te Top Channel, mbeti i vrarë Pal Kola, i cili punonte si roje në ambientet e televizionit.
Nuk dihen ende motivet e krimit, por dyshohet se autorët kanë qenë tre. Në Golem është gjetur një makinë e djegur me dy kallashinkov brenda, e cila dyshohet se u përdor për sulmin.
Në vendngjarje policia ka gjetur rreth 25 gëzhoja. Siç duket edhe në pamje, plumbat kanë prekur pjesën rrethuese të televizionit, ndërsa një prej tyre kapi edhe 60-vjeçarin Kola, i cili ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës.
Video brenda linkut:
https://www.instagram.com/reel/CqSMvKIA0A3/?igshid=YmMyMTA2M2Y=