Dy persona me origjinë nga Kosova janë arrestuar pasi dyshohet se po planifikonin të kryenin sulm terrorist me mjete shpërthyese në Itali në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS).
Sipas mediave të huaja ata janë burrë e grua, ku ndaj burrit Gjykata e Trentos ka vendosur masën e paraburgimit në arrest shtëpie me detyrimin e byzylykut elektronik.
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizmi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.